Politike

"Erdhe këtu, takove DJALLIN"/ Rama publikon podkastin e radhës me gazetaren britanike, habit Taylor: Dua të plakem në Shqipëri

Gazetarja ka mbi 5 vite e gjysmë që jeton në Shqipëri

11 Prill 2023, 09:14 Nga A.B
"Erdhe këtu, takove DJALLIN"/ Rama publikon podkastin e
Edi Rama, Alice Taylor

TIRANË- Podkasti i radhës i kryeministrit Edi Rama ka të ftuar gazetaren britanike Alice Taylor. Podkasti ‘Flasim’, në serinë e dytë nis me fjalën e Ramës i cili i drejtohet gazetares që ka mbi 5 vite e gjysmë që jeton në Shqipëri, se 'ka takuar djallin'.

Gjatë promos së bërë publike nga Rama, Tayler shprehet se i pëlqen Shqipëria si dhe shtoi se ka dëshirë të plaket këtu.

BISEDA:

Rama: Ti e bërë këtë hap erdhe këtu, takove djallin a e mendon tani edhe më shumë që mund të thonë te bleu të korruptoi të bëri për vete të bëri magji, nuk është më e jona!

Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar dhe do të ishte budallallëk të të thoja jo.

Rama: Sa vite tu bënë këtu?

Taylor: 5 vite e gjysmë

Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma...

Taylor: Është pushimi më i gjatë tre ditor... 5 vite e gjysmë! Ka patur jashtë mase ndryshime, disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre... Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale në qoftë se shikoj diçka që më mërzit thellësisht! Dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu.

Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?

Taylor: Jo... Nëse mendon për Anglinë mendoj ngjyrën gri, Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të gjelbrën blunë!

Podkasti i parë i kryeministrit Rama ishte me sportistët elitarë të cilët morën edhe gradën kolonel. Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ishin të ftuarit e parë. /Dosja.al

edi rama alice taylor

Sondazh

Poll