Politike

Kandidat për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Veliaj i ka marrë të gjitha postet dhuratë, Rama e tall

Këlliçi u përgjigje se kjo nismë është për të lehtësuar koston e jetesës për mijëra familje në nevojë.

11 Prill 2023, 07:38 Nga A.B
Kandidat për Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Veliaj i ka
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka vënë theksin te shtresa që përfitojnë nga transporti falas. I ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin 'LOG', ai u pyet se çfarë synon konkretisht transporti falas. Këlliçi u përgjigje se kjo nismë është për të lehtësuar koston e jetesës për mijëra familje në nevojë.

"Inkurajimi i përdorimit të transportit publik do të nxisë qytetarët të mos përdorin mjetet private, si rrjedhojë kjo ndikon në uljen e trafikut dhe ndotjes në kryeqytet. Korsitë e biçikletave janë një koncept i mirë, por i implementuar gabim në disa rrugë të Tiranës, është shprehur Këlliçi. Ai ka shpjeguar se në turin e dëgjesave me bizneset në disa rrugë emblematike të Tiranës rezulton se korsitë e biçikletave nuk janë efikase. Ngushtimi i rrugëve, ndalim-qëndrimi i automjeteve në këto rrugë po çon në falimentimin e bizneseve në këto rrugë. Për këtë arsye në disa rrugë të tilla do të harmonizohet infrastruktura që korsia e biçikletave të futet nëpër lagje."

Këlliçi ka folur për presionin që Veliaj ushtron ndaj administratës së Bashkisë së Tiranës.

Çdo ditë punonjës të administratës së bashkisë që shkojnë me detyrim në takimet e Veliajt më shkruajnë pasdite, “Belind le të vendosë Veliaj kuti votimi në godinën e bashkisë dhe të shohë si del”, pra, kjo tregon presionin që ushtrohet ndaj administratës ndaj punonjësve me aplikacionin akt1visti e patronazhisti”,-është shprehur Këlliçi.

Kam ngjitur shkallët e karrierës në PD hap pas hapi”,- është shprehur kandidati Partisë Demokratike për Tiranën duke u shprehur se karriera e tij në PD ka filluar që në vitin 2009.

“Rrugëtimi im në parti ka kaluar nga aktivist i thjeshtë deri në këtë fazë që jam aktualisht si kandidat për bashkinë. Ndërsa Veliaj i ka marrë të gjitha postet dhuratë dhe për këtë arsye Edi Rama e tall, i thotë lyej shkallët në orën 05:00 të mëngjesit, e le në një cep në takime të tjera. Të gjitha këto sepse Veliaj i detyrohet atij për karrierën politike. Me mua nuk ndodh kjo, kam takuar 8000 anëtar e simpatizantë partie në Primare”, – është shprehur Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll