Politike

Pse kandidoni me PDIU-në? Lajla Përnaska: Unë jam e djathtë, jo militante

Lajla Përnaska kërkoi mbështetjen e PDIU-së, sepse është subjekt politik parlamentar, sepse ishte jashtë strukturave të PD-së.

10 Prill 2023, 23:26 Nga k.m.
Pse kandidoni me PDIU-në? Lajla Përnaska: Unë jam e djathtë,
Lajla Përnaska

TIRANË- Kandidatja për kryetare të bashkisë së Tiranës, Lajla Përnaska ka treguar pse ka zgjedhur për të garuar nën logon e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit” se kërkoi mbështetjen e PDIU-së, sepse është subjekt politik parlamentar, sepse ishte jashtë strukturave të PD-së, ku militoi për shumë vite dhe se e kishte të pamundur të kandidonte e pavarur.

PJESË NGA BISEDA:

Ylli Rakipi: Pse ju do të jeni kandidate e PDIU-së apo këtë parti gjetët?

Lajla Përnaska: Për të hyrë në garën për Tiranën kam bërë analizat e mia me shumë miq dhe dashamirës, me të cilët kam bashkëpunuar ndër vite. Ju e dini se ne kemi qenë me PD-në dhe kemi mbetur jashtë strukturave. Unë jam e djathtë, jo militante dhe investimi është shumë i gjerë dhe ka kohë që e kam bërë një analizë paraprake. Është dhe një fakt tjetër. Sipas ligjit që kemi në fuqi, gara për pushtetin vendor, është e vetmja garë maxhoritare dhe e vetmja që të lejon që të përfshihesh, kurse tjetra, ajo parlamentare është e mbyllur, me 100 çelësa, përveç listës që bën kryetari i partisë. Edhe për të mbledhur firmat për të kandiduar si e pavarur është e pamundur, se është bërë e enkas për ta mbajtur mbyllur garën. Ndaj pashë mundësinë e mbështetjes nga një subjekt politik parlamentar dhe gjeta dakordësinë e lidershipit të PDIU-së. Patjetër që jam falënderuese për mbështetjen që më dhanë kryetari Idrizi dhe lidershipi i kësaj partie për të bërë rëegjistrim zyrtar dhe për t’u përfshirë brenda kësaj gare. Gara ime tejkalon këtë lloj bashkëpunimi dhe është një garë individuale ku unë vë të gjithë hipotekën time majft të rëndësishme politike të një rrugëtimi të gjatë politik në spektrin e të djathtës që lidhet 100 për qind me qarkun dhe qytetin e Tiranës.

lajla pernaska

Sondazh

Poll