Politike

Gara në Elbasan/ Luçiano Boçi: Kam përballë bandën në pushtet, por është luftë që fitohet!

Luçiano Boçi tha se përballë në Elbasan ka shtetin partiak dhe bandën më të madhe që ekziston sot në vend.

10 Prill 2023, 23:08 Nga k.m.
Gara në Elbasan/ Luçiano Boçi: Kam përballë
Luçiano Boçi

ELBASAN- Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë!" në bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi shprehet se qytetarët do të ndëshkojnë qeverinë në 14 maj për të gjitha padrejtësitë që u ka bërë në këto vite. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Boçi tha se përballë në Elbasan ka shtetin partiak dhe bandën më të madhe që ekziston sot në vend.

"Shembullin e përballimit e kam personale nga 2021, kapërceva herësin, realizova edhe mbrojtjen e votës time dhe të PD. Dhe këtë e bëra në mënyrën më të thjeshtë të mundshme dhe me atë pjesë që ju bëri përshtypje në takimin madhështor të Elbasanit, me rininë, i bëra anëtarë të një shoqate që monitoronte procesin zgjedhor dhe ata me pasionin e tyre për të vërtetën, mbrojtën çdo votë të çmuar timen përgjatë procesit zgjedhor dhe përgjatë procesit të numërimit. Me kë e kam garën? Me shtetin partiak, me strukturën dhe bandën më të madhe që ekziston sot në Shqipëri. Dy banda ka në Shqipëri, banda e qeverisë qendrore dhe banda lokale e bashkive. Këto janë bandat që kapin fatet e njerëzve dhe i përdorin.

Kjo është lufta. Është luftë që fitohet apo jo? Se kjo është dilema e qytetarëve. Po, është luftë që fitohet! Sepse tek banda sundon padrejtësia në raport me qytetarin dhe qytetari prirjen e tij se çfarë kërkon në atë pikën e së ardhmes, posedon disa armë që duket sikur nuk kanë vlerë por janë më të fortat ka vendosmërinë, vërtetësinë e gjërave dhe sensin e të drejtës.

Kur ti godet qytetarin në forma ekstra politike dhe reagimi është ligj fizik, sa më e fortë goditja, aq më e fortë kundërgoditja. Dhe kjo nuk është teorike. Shteti ka qenë i dhunshëm, ka qenë i dhunshëm edhe para '90-ës, por ka një moment kritik kur vjen dhe shpërthen, ikën ajo valvula nga forca e presionit dhe qytetarët fitojnë të drejtën për t'u çliruar dhe për të dhënë opinionin dhe besimin e tyre ndaj alternativës që kanë përpara dhe ngjall shpresë dhe besim. Në këtë lloj forme jemi paraqitur,"- u shpreh Boçi.

luciano boci

Sondazh

Poll