Politike

"Ka plasur zifti elektoral!"/ Gjiknuri gjen justifikimin epik: Tani është stina, çfarë t'i bëjmë?!

Damian Gjiknuri u përgjigj duke gjetur justifikimin, se zifti mund të shtrohet vetëm në këtë stinë sepse ndryshe e prish shiu.

10 Prill 2023, 21:53 Nga k.m.
"Ka plasur zifti elektoral!"/ Gjiknuri gjen justifikimin epik: Tani
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar shtrimin e asfaltit në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm në prang të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Mbrëmjen e sotme, Gjiknuri i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u përgjigj duke gjetur justifikimin, se zifti mund të shtrohet vetëm në këtë stinë sepse ndryshe e prish shiu.

PJESË NGA BISEDA:

Ylli Rakipi: Zifti ka plasur keq gjithandej. Po dole në Tiranë...

Damian Gjiknuri: Tani është stina e ziftit Ylli…

Ylli Rakipi: Kush nuk ka lekë të pijë alkool, dalin jashtë dhe i "zë" zifti… Siç ka disa politikanë që i zë libri, ka dhe në opozitë....

Damian Gjiknuri: Ore ai bën punë aty… Tani i erdhi radha pra.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll