10 Prill 2023, 21:11
Nga A.B
Mbledhja
TIRANË- Nesër dhe pasnesër (11 dhe 12 prill) deputetët e Komisionit të Jashtëm të Kosovës do të vijnë në Tiranë për t’u ulur në bisedime me deputetët dhe me vetë ministren Olta Xhaçka për të folur mbi mbështetjen që Shqipëria po jep për lobimin që Shqipëria po bën për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ky takim vjen pak pasi Shqipëria mblodhi firmat për të zhbërë raportin e Dick Marty në KiE.
Në një intervistë për 'Reporttv', dy deputetet e Kosovës, Rezarta Krasniqi nga LDK dhe Arbëresha Musliu nga Vetëvendosje, komentuan mbledhjen e përbashkët që do të mbahet më 14 qershor, si edhe marrëveshjen e rënë dakord mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër.
Krasniqi u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të ketë më shumë afrimitet me kryeministrin Edi Rama, pasi Shqipëria është një zë i fuqishëm për mbrojtjen Kosovës në e arenën ndërkombëtare.
“Kemi mbajtur edhe takimin me dy kuvendet. Dy qeveritë do ishte një takim i mirë. Deri tani s’kemi pas marrëdhënie të mira me kryeministrin. Dua ti falënderoj se në të gjitha takimet ku kemi marrë pjesë në Europë, kanë qenë zë i fuqishëm për Kosovën. Rama ka folur në KiE për Kosovë. Kurti duhet të afrohet me Kosovën, Shqipëria do jetë zë i fuqishëm”, shprehet Krasniqi.
Për deputeten e mazhorancës, Musliun, njëherazi edhe kryetare e Komisionit të Jashtëm, kjo mbledhje është një mundësi për të krijuar një urë bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve.
"Iniciativë emirë për të dyja shtete, kështu mund ta ndërtojmë një urë bashkëpunim, ne i duhemi njëra tjetër, Kosova ka nevojë për përkrahjen e Shqipërisë. Jemi të vetëdijshëm që deputetët e Shqipërisë kanë pjesëmarrje në më shumë mekanizma, lobimi nga ana e tyre për anëtarësimin e Kosovës është i domosdoshëm", u shpreh ajo.
Musliu komentoi edhe marrëveshjen me Serbinë në Ohër. Ajo thekson se Kosova është e gatshme ta firmosë atë pasi të njëjtën gatishmëri të shprehë edhe Serbia.
“E rëndësishme që dakordimi mes palëve është arritur dhe po ashtu pati zhvillimi konkrete më 18 mars që u vendos për planin e veprimit. Do të më parë kemi pasur takim mes kryenegociatorët, më 8 do ketë një tjetër takimi që do diskutohen teknalitetet. Ka qenë shumë emirë dhe e mirë nga ndërkombëtaret fakti që Kosova ka pranuar panin franko gjerman, ka dhënë kontribut edhe në përpilimin e planit të veprimit dhe është e gatshme që ta nënshkruaj kurdo që kjo gatishmëri të vijë edhe nga pala tjetër. Nënshkrimi do ndodhë kur të jenë dakord të dyja palët. Jemi të gatshëm ta bëjmë kurdo që pala tjetër të jetë e gatshme. Kemi parë deklaratat e BE dhe SHBA, pavarësisht faktit që një nënshkrim nuk ekziston, kjo është një marrëveshje pasi palët kanë rënë dakord. E rëndësishme është që i gjithë fokusi do jetë tek plani i veprimit dhe krijimi i komunitete të përbashkët monitorues. Është arritur një marrëveshje për çështjen e të pagjeturve dhe do bëhet publike në takimin e ardhshëm", tha Musliu.
delegacioni i kuvendit te kosoves ne tirane takimi shqiperi-kosove
Politike
10 Prill 2023, 20:50
A.B
Veliaj dhe Emiriana Sako
TIRANË- Fushata zgjedhore ka angazhuar të gjitha palët politike në vend e sigurisht nuk kanë munguar prem...
Politike
10 Prill 2023, 20:30
A.B
Silva Caka
TIRANË- Partia e Lirisë reagoi ditën e sotme për operacionin e Policisë së Shtetit, ku u prangosën tre p...
Politike
10 Prill 2023, 20:16
k.m.
Edi Rama
TIRANË- “Kurrë pas, përpara!,”-ky është slogani që ka zgjedhur Partia Socialiste për zgjedhjet...
Politike
10 Prill 2023, 20:06
A.B
Qerim Ismailaj
TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike pë...
Politike
10 Prill 2023, 19:33
A.B
Ushtria
KINA- Ushtria e Kinës ka deklaruar se është 'gati për të luftuar dhe për të shkatërruar pavarësin...
Politike
10 Prill 2023, 19:16
A.B
Nard Ndoka
TIRANË- Kreu i PDK, Nard Ndoka u shpreh optimist në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në 14 maj, mirëpo u shpreh se trek&eu...
Politike
10 Prill 2023, 19:19
k.m.
Liman Morina
HAS- Kryebashkiaku i Hasit, Liman Morina ka vendosur që të mos rikandidojë për tha se arsyeja se pse ai nuk do rikandidoj&...
Politike
10 Prill 2023, 19:09
k.m.
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka komentuar kandidatët sociali...
Politike
10 Prill 2023, 18:58
A.B
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar premtimet e Belind Këlliçit në zg...
Politike
10 Prill 2023, 18:33
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu përgjigj ditën e sotme pyetjeve të publikut. Nga zyra e tij,...