Shkrumbohet nga flakët makina e parkuar në Korçë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është fiksuar një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse.
KORÇË- Një makinë është shkrumbuar gjatë natës së kaluar në vendin e quajtur “Ura e fajancës”. Pronari i mjetit është shtetasi Klodian Cacani, i cili nga verifikimet e kryera, rezulton se nuk njihet si person me precedent penal.
“Më datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë këqyrjes së kamerave të sigurisë, është fiksuar një person që i vë zjarrin mjetit, duke i hedhur lëndë djegëse. Autori i dyshuar ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. Pavarësisht lëndimeve që pësoi, raportohet se ky person nuk është paraqitur të kërkojë ndihmë në asnjë prej spitaleve të zonës
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit./Dosja.al
Sondazh
Po transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 20-vjeçari në Sarandë (EMRI)
Emigrantet SARANDË- Arrestohet nga policia Orgest Lena. 20-vjeçari është ndaluar nga forcat e Policisë pasi është kapu...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 6 Prill 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë ek...
Të shpallur në kërkim për drogë e vjedhje! 3 persona të ekstraduar në Shqipëri nga Greqia dhe Italia (EMRAT)
Policia TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia drejt vendit tonë. Ilir Duro, Paulin ...
Aksident në aksin Dimal-Berat, s’dihet nëse ka të plagosur apo viktima
Foto ilustruese BERAT- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor 'Dimal-Berat'. Mjeti tip 'Mercedez...
Dëborë dhe temperatura deri në -1 në zonat malore! Parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA)
Moti TIRANË- Dita e enjte mbetet e përfshirë nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në të g...
Europol: Krimi i organizuar po depërton në portet e BE-së
Europol TIRANË- Agjencia Evropiane e Policisë (Europol) ka deklaruar se bandat e drogës po depërtojnë gjithnjë e më shum...
“Rreth 50 milionë euro në vetëm tri muaj”/ Zhvatja e shtetasve spanjollë nga Call Center-at shqiptarë, faza e dytë e mashtrimit përfshinte…
Foto Ilustruese TIRANË- Merce Puige Ribot ishte një qytetare e zakonshme spanjolle, deri ditën që fitoi kurajën dhe u paraqit n&eu...
Mashtrimi me Call Centerat/ Ish-operatori zbardh skemën: Puna ndahej në tre departamente. Brokeri ia kalonte “viktimat” një tjetër departamenti
Foto Ilustruese TIRANË- Skemat e mashtrimit të shtetasve të huaj nga Call Center-at shqiptarë janë të mirëorganizuara dh...
Etiketimet antishqiptare, ambasadori në Londër: Fushatat fyese nuk kanë lidhje me realitetin
Qirjako Qirko BRITANI E MADHE- Debate të shumta televizive u zhvilluan ku kishin në qendër shqiptarët. Disa i mbronin dhe i cilëso...
Kryebashkiakja britanike: Shqiptarët janë të mirëpritur, ka nga ata që zgjedhin të bëhen qytetarë të rregullt
Shqiptarët në Britani TIRANË- Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka hartuar një peticion ku kërkon që...
