Aktualitet

Deputetja britanike: S'janë problem shqiptarët, por gomonet dhe emigrimi i paligjshëm duhet ndalur

Ajo shton se çështja e gomoneve duhet vënë nën kontroll para se të jetë e pamundur.

5 Prill 2023, 22:21 Nga F.M
Deputetja britanike: S'janë problem shqiptarët, por gomonet dhe
Emigrantë

BRITANI E MADHE- Karen Buck deputete e parlamentit anglez ka deklaruar se shqiptarët nuk janë problem kryesor për autoritetet britanike, por që emigrimi duhet vënë nën kontroll. Në një rrëfim për Inside Story, Buck shprehet se vendi po kalon një krizë përsa u përket gomoneve, që i cilëson shumë të rrezikshme. Ajo shton se çështja e gomoneve duhet vënë nën kontroll para se të jetë e pamundur.

“Mendoj se kemi një krizë për sa u përket varkave të vogla. Asnjeri në këtë vend s’do t’i shohë të vazhdojnë. Janë të rrezikshme dhe minojnë kontrollin e kufirit. Duhet ta vëmë nën kontroll këtë situatë. Një pjesë e madhe e problemit është se sistemet britanike të azilit dhe emigrimit janë shumë infektive tani. Aq sa nuk arrijnë t’i gjurmojnë rastet e t’i marrin vendimet me shpejtësi. Kjo është një nga arsyet që ka njerëz nga disa vende që përfitojnë nga kjo. Ngaqë vendimi nuk merret shpejt dhe ata arrijnë të qëndrojnë e të punojnë. Pra, duhet ta vëmë nën kontroll këtë,”- tha Karen Buck deputete e parlamentit anglez për Inside Story.

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi.

Gjuha e Braverman është krahasuar me atë të nazistëve. Një e mbijetuar e Holokaustit rrëfeu për Sky Neës se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman për të përshkruar emigrantët është shumë e ngjashme me atë që u përdor në Gjermaninë naziste kundër popullit hebre. Joan Salter, 83 vjeçe, tha se kur dëgjonte termat 'tufë' dhe 'pushtim', i kujtohej gjuha e përdorur për të justifikuar vrasjen e familjes së saj dhe miliona të tjerëve.

karen buck shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll