Aktualitet

'100 mijë lek'/ Qytetari denoncon PS për blerje votash: Më ofruan para për të votuar Rakip Sulin

Familja Bregasi denoncon se drejtuesi i njësisë administrative të Paksuqanit, Eduard Bodini shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë të Partisë Socialiste u kanë shkuar në shtëpi dhe në këmbim të votës për Rakip Sulin u kanë premtuar 10 mijë lekë të reja.

5 Prill 2023, 22:06 Nga I.A
'100 mijë lek'/ Qytetari denoncon PS për blerje votash:
Qytetari

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar tentativat për blerje votash nga Partia Socialiste. Qytetari nga Babrruja ka thënë për Syri Tv, se kreu i njësisë administrative të Paskuqanit i ka ofruar para në këmbim të votës për Rakip Sulin. Familja Bregasi denoncon se drejtuesi i njësisë administrative të Paksuqanit, Eduard Bodini shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë të Partisë Socialiste u kanë shkuar në shtëpi dhe në këmbim të votës për Rakip Sulin u kanë premtuar 10 mijë lekë të reja.

Në këmbim të pagesës, kreu i njësisë administrative, Bodini i ka kërkuar kartën e identitetit, por pas refuzimit, ai është larguar nga banesa e familjes së Lavdim Bregasit. Qytetarët i kanë shprehur shqetësimin e pagesave në këmbim të votës edhe kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Arjan Hoxha, që kryesisht po ndodh tek banorët që në zonë nuk cilësohen si mbështetës të Partisë Socialiste.

 

rakip suli eduard bodini

Sondazh

Poll