Aktualitet

Të shtëna me armë në Durrës, policia: 30-vjeçari kreu qitje të pavullnetshme me kallashnikov, po e kërkojmë

Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet. 

5 Prill 2023, 20:10 Nga F.M
Të shtëna me armë në Durrës, policia: 30-vjeçari
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 30-vjeçar me inicialet R.T., është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me kallashnikov. Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje, rreth orës 19:20, në Katund Sukth. Sipas njoftimin të policisë 30-vjeçari dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet. 

Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

te shtena ne sukth

Sondazh

Poll