Aktualitet

FOTO-EMRI/ Shqiptari kapet brenda 'shtëpisë së barit': Jam i lumtur, puna këtu është e mjerueshme

Abmetaj është shprehur se jeta dhe puna që ka bërë me kanabisin ka qenë një ferr për të, ndaj ka shtuar se është ndjer i çliruar që ka përfunduar në duart e autoriteteve.

5 Prill 2023, 20:06 Nga F.M
FOTO-EMRI/ Shqiptari kapet brenda 'shtëpisë së barit':
Erald Abmetaj

BRITANI E MADHE- Erald Abmetaj, një 22-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi është kapur duke punuar në një fermë kanabisi. I riu ka dalë para gjykatës dhe është dënuar me 16 muaj burg, por ndryshe nga shumë bashkëkombas të tjerë, ai është shfaqur i lumtur për këtë gjë.

Abmetaj është shprehur se jeta dhe puna që ka bërë me kanabisin ka qenë një ferr për të, ndaj ka shtuar se është ndjer i çliruar që ka përfunduar në duart e autoriteteve.

“Jam i lumtur që u arrestova. Puna këtu është e mjerueshme,”- tha Erald Abmetaj.

Në apartamentin ku u gjet shqiptari policia sekuestroi dhe 481 bimë kanabisi. Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe me gomone dhe puna e vetme që i ishte ofruar ishte ajo në një ‘shtëpi bari’.

erald abmetaj shqiptaret ne angli

Sondazh

Poll