Politike

Kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Celibashi: Disa nuk e dinë që kandidojnë

Ilirjan Celibashi tha se ka kandidatë që e kishin emrin në disa lista.

5 Prill 2023, 11:51 Nga k.m.
Kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Celibashi: Disa
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, ka persona që ende nuk e dinë që kandidojnë. Sot, teksa u prezantua platforma online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare, Celibashi tha se ka kandidatë që e kishin emrin në disa lista.

“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj,”- u shpreh Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll