5 Prill 2023, 17:42
Nga I.A
Ilir Meta dhe Bardh Spahia
SHKODËR- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Shkodra në 14 maj do të fitojë më bindshëm se sa në 6 mars. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se kjo qeveri e ka lënë Shkodrën pa Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative dhe shumë institucione të reja. Po ashtu, Meta ka shtuar se fitorja e opozitës në qarkun e Shkodrës do të jetë 5-0.
"Bashkë fitojmë në mënyrën më spektakolare në të gjithë Shqipërinë, frymëzimi i fitores është Shkodra e 6 marsit që e vetme e rrethuar nga të gjitha anët nuk u dorëzua por qëndroi në krah të lirisë demokracisë e interesit kombëtar. Në 14 maj e gjithë Shqipëria do të bëhet Shkodër. Shkodranët do ta dënojnë në mënyrën më plebishitare se Rilindja ka bërë gjithçka për të zhbërë Shkodrën si një nga qendrat më të mëdha të vendit tonë. Kam një pyetje për të gjithë ju, mund ta përfytyronte dikush që Shkodra të mos ketë sot Drejtori Arsimi? Kush mund t’ia bënte Shkodrës këtë gjë? Këtë e Bëri Rama dhe Rilindja e tij. Shkodra që është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan të mos ketë as Agjenci ujërash as Bordin e Kullimit.
Këtë e bëri vetëm Rilindja e Ramës. Shkodra kryeqendër të mos ketë Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative, veprime të marra për të ulura peshën administrative, politike të Shkodrës. Shkodrën e ruajti Zoti më 6 mars dhe në 2019 se për besimin Shkodra ka sakrifikuar shumë. Do të kishte falimentuar edhe bashkia e Shkodrës nëse do të ishte në duart e tyre, siç falimentoi Kavaja, Vora. Jepni mesazhin tuaj duke votuar kundër monizmit më 14 maj. Rinia e Shkodrës nuk ka çmim, e ka vendin këtu, jo jashtë vendit. Jam i bindur se pas 14 majit nis epoka e llogaridhënies. dhe ne marrim mësimin se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë”, tha Meta.
Nga ana tjetër, Bardh Spahia, u shpreh i bindur për fitoren në këtë bashki, në zgjedhjet vendore të 14 majit. Ai ftoi qytetarët që të votojnë ofertën e koalicionit "Bashkë Fitojmë" për ta shndërruar 14 majin në një ditë të ndryshimit të madh.
"Në 14 maj, fitore e padiskutueshme në Shkodër. Në qarkun e Shkodrës do të realizojmë 5:0 rezultatin. Në çdo takim me çdo qytetar njerëzit me zor presin momentin për t'i dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie të papërgjegjshme, kësaj bande kriminale që drejton vendin, nëpërmjet votës së lirë, për të ndryshuar njëherë e mirë një realitet të zymtë që sot i ka kapur për fyti familjet tona, të rinjtë dhe të rejat që i le pa shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre. Sot vijmë jo vetëm me bindjen absolute dhe fitoren, por edhe me një ofertë të jashtëzakonshme për qytetarët tanë dhe e kam fjalën për një program të mirëmenduar të cilin do t'ia paraqesim si ofertën tonë qytetarëve të bashkisë Shkodër ku në fokus kryesor do të jetë ndryshimi i realitetit ekonomik, social të bashkisë, përmirësimit të punësimit, fokus të veccantë tek rinia dhe krijimi i mundësive dhe oportuniteteve të duhura për ta gjetur vetën këtu në vendin e tyre, zhvillimin e turizmit, krijimin e hapësirave sportive, dhënia prioritet e energjisë së gjelbër, hapësirave publike. Ne, përveçse luftës pa kompromis kundër korrupsionit, simbol të kësaj qeverisje, do të kemi një ofertë jashtëzakoinisht të mirë për qytetarët. I ftoj të na bashkohen në këtë datë të ndryshimit të madh që fillon nga Shkodra dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë në fitoren e 14 majit", u shpreh Spahia.
ilir meta bardh spahia zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
5 Prill 2023, 17:08
F.M
Yuri Kim dhe Edi Paloka
TIRANË- Përplasje mes deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe ambasadores së Shteteve të Bas...
Politike
5 Prill 2023, 17:00
F.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në një aktivitet ku morën pjesë dhe anëtarë të kabinetit të qeveris&e...
Politike
5 Prill 2023, 14:32
k.m.
Fatma Haxhialiu dhe Ilir Meta
TIRANË- Pas kryeministrit Edi Rama e Sali Berishës, Ilir Meta duket se nuk ka në plan që të nisë...
Politike
5 Prill 2023, 14:27
A.B
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të rriten me 7% pagat për mjekët dhe infermierët. Dit&...
Politike
5 Prill 2023, 14:23
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, se qeveria po studion edhe &...
Politike
5 Prill 2023, 14:05
A.B
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për indeksimin e çmimeve të barnave të rimbursu...
Politike
5 Prill 2023, 13:31
k.m.
TIRANË- Jemi në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, por duket se abuzimi me ten...
Politike
5 Prill 2023, 13:31
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka zbardhur diskutimet nga takimi i zhvilluar me ambasado...
Politike
5 Prill 2023, 13:26
k.m.
Olivér Várhelyi
TIRANË- Komisioneri i Zgjerimit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Vá...
Politike
5 Prill 2023, 13:20
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme për vendimin e Arbitrazhit për çësh...