Aktualitet

Po shtronte një çati, plagoset shqiptari në Maltë, 44-vjeçari dërgohet në spital

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:45 dhe një zëdhënës i policisë tha se punëtori 44-vjeçar, u godit nga një pompë që përdorej për punimet e betonit teksa po shtronte beton në një çati.

5 Prill 2023, 17:31 Nga I.A
Po shtronte një çati, plagoset shqiptari në Maltë,
Foto Ilustruese

MALTË- Një punëtor shqiptar pësoi lëndime të rënda pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Kerċem, Gozo. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:45 dhe një zëdhënës i policisë tha se punëtori 44-vjeçar, u godit nga një pompë që përdorej për punimet e betonit teksa po shtronte beton në një çati.

Hetimet po kryhen nga policia dhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Raportohet se 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

plagoset 44-vjecari ne malte

Sondazh

Poll