Politike

Kosova pjesë e Serbisë, Rama: Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit, nuk u kontrollojmë të ftuarve prezantimet se s'jemi Irani

Gjithsesi, kryeministri shton se kombit nuk i vjen e keqja nga një hartë, por nga ata që merren me 'luftëra të tilla shqiptarët'.

5 Prill 2023, 17:00 Nga F.M

Kosova pjesë e Serbisë, Rama: Dihet që Spanja ashtu e ka

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në një aktivitet ku morën pjesë dhe anëtarë të kabinetit të qeverisë shqiptare është përdorur harta që e tregonte Kosovën pjesë të Serbisë, por përgjegjësinë ia 'faturon' Spanjës. Në një reagim në rrjetet sociale, një ditë pasi Dosja.al e evidentoi këtë detaj, Rama shkruan se harta është përdorur gjatë prezantimit të një kompanie spanjolle dhe duke qenë se Spanja nuk e njeh Kosovën, harta e rajonit prezantohet në atë mënyrë. Gjithsesi, kryeministri shton se kombit nuk i vjen e keqja nga një hartë, por nga ata që merren me 'luftëra të tilla shqiptarët'. Ai shton edhe se kurrsesi, të ftuarve nuk mund tu kontrollojë prezantimet që të shmangen gjëra të tilla duke qenë se konferenca e një dite më parë nuk ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja.

Postimi i Ramës: 

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte! Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh!

Ç'ndodhi një ditë më parë?

Liderët e UÇK-së po luftojnë në Hagë përballë akuzave për krime lufte, por Kosova vijon të mos shfaqet e ndarë nga Serbia, në hartat që prezantohen në Tiranë. Në ditën e dytë të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit, ministrja Belinda Balluku zhvilloi një bashkëbisedim me disa investitorë për turizmin në Shqipëri. Por, ajo që ra në sy ishte fakti që në momentin që shfaqet një hartë e Shqipërisë, Kosova është pjesë e Serbisë. 

edi rama harta e kosoves belinda balluku

Sondazh

Poll