Aktualitet

Tritoli i ishte vënë prej ditësh/ Si u organizua atentati në makinën e Aldi Mustafës, ekzekutorët po e vëzhgonin

Shpëthimi i komanduar ka ndodhur rreth 150 metra; fill pasi Aldi Mustafa kishte dalë nga banesa e tij, ku kishte qëndruar gjatë gjithë paradites së të hënës.

5 Prill 2023, 16:22 Nga k.m.
Tritoli i ishte vënë prej ditësh/ Si u organizua atentati në
Pamje nga shpërthimi

DURRËS- Tritoli në makinën e Aldi Mustafës është montuar disa ditë përpara shpërthimit, por fatmirësisht 37-vjeçari shpëtoi pa lëndime. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme, poshtë gomës së pasme të pasagjerit të makinës. Shpëthimi i komanduar ka ndodhur rreth 150 metra; fill pasi Aldi Mustafa kishte dalë nga banesa e tij, ku kishte qëndruar gjatë gjithë paradites së të hënës.

Sipas TvKlan, hetuesit dyshojnë se 37-vjeçari është mbajtur nën survejim, ndërsa ai vetë para hetuesve ka mohuar të ketë konflikte. Megjithatë, pavarësisht dëshmisë së tij, grupi hetimor po kryen verifikime mbi të kaluarën e 37-vjeçarit, i cili ka qenë i ndaluar për arsenal armësh, e po ashtu ka qenë i dënuar për çështje të drogës dhe kanosje.

Gjithashtu Mustafa njihej edhe si miku i Aleksandër Lahos, i njohur si "Rrumi i Shijakut", por babai i këtij të fundit e mohoi lajmin, duke u shprehur se 37-vjeçari nuk ka lidhje me djalin e tij. Deri më tani 8 persona janë shoqëruar nga Policia, por nuk ka ende asnjë të ndaluar.

atentat ne shkozet shkozet aldi mustafa

Sondazh

Poll