Aktualitet

70-vjeçari pëson arrest kardiak gjatë hedhjes me parashutë, bie tek “Përroi i Palasës” dhe vdes në vend

Ai është hedhur me parashutë, por ka pësuar arrest kardik dhe ka humbur kontrollin.

5 Prill 2023, 16:19 Nga F.M
70-vjeçari pëson arrest kardiak gjatë hedhjes me
Palasë

HIMARË- Një turist çek ka ndërruar jetë në Palasë pasi ka pësuar arrest kardiak. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 70-vjeçari me inicialet P.S., është hedhur me parashutë, por ka pësuar arrest kardik dhe ka humbur kontrollin. Për pasojë, ai ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku dhe pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë Himarë: 

Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

palase vdes turisti ne palase

Sondazh

Poll