Aktualitet

EMRI/ I kapur me mbi 1 kg kokainë, GJKKO vë në sekuestro një dyqan dhe një makinë të 'të fortit' në Durrës

GJKKO ka vendosur në dhjetorin e kaluar konfiskimin dhe kalimin e pasurisë në favor të shtetit.

4 Prill 2023, 23:03 Nga I.A
EMRI/ I kapur me mbi 1 kg kokainë, GJKKO vë në sekuestro një
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurisë së Arian Plakut. Mësohet se kërkesa është bërë nga SPAK. GJKKO ka vendosur në dhjetorin e kaluar konfiskimin dhe kalimin e pasurisë në favor të shtetit.

Nga pasuria e Planit është sekuestruar një dyqan me sipërfaqe 200 m², ndodhur në lagjen nr.1, rruga “Taulantia” si dhe një automjet i markës Chrysler, modeli Sebring me me targa AA137PT. Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Arian Plaku është arrestuar në korrik të vitit 2021 me më shumë se 1 kg e 63 gram kokainë. Po për të njejtën 48-vjeçari me banim në Durrës, ka qënë i dënuar dhe më parë.

arian plaku gjkko

Sondazh

Poll