Aktualitet

Më i shqetësuar për flokët sesa për burgun/ Tentuan të kalonin 118 kg kanabis me rulot në Kapshticë, lihen në burg dy rumunët

E pikërisht në këtë moment, George Coman u shfaq i qeshur e duke rregulluar flokët. Ndërsa pyeste edhe gazetarët nëse dukej bukur në kamera.

5 Prill 2023, 14:51 Nga k.m.
Më i shqetësuar për flokët sesa për burgun/ Tentuan
Daniela Buturugaru dhe George Coman

KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy rumunët, George Coman dhe Daniela Buturugaru; burrë e grua që u kapën në pikën kufitare të Kapshticës me 118 kg kanabis. Gjatë seancës së sotme në Gjykatë, mediat u lejuan 5 minuta para fillimit të seancës. E pikërisht në këtë moment, George Coman u shfaq i qeshur e duke rregulluar flokët. Ndërsa pyeste edhe gazetarët nëse dukej bukur në kamera.

Ndërkohë që gjatë seancës, avokati i tyre u shpreh se klientët deklaronin se nuk kishte lidhje me drogën, por se ishin thjesht turistë dhe nuk kishin dijeni për kanabisin e gjetur në automjet.

Gjatë fundjavës që lamë pas, të dy 2 shtetasit rumunë tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirit me Greqinë, duke përdorur një automjet tip 'rulot' për ta kaluar nga dogana e Kapshticës. Në mjet, u gjetën 79 pako me kanabis.

daniela buturugaru george coman

Sondazh

Poll