Politike

DENONCIMI- PD: Vjedhje me shtrimin e asfaltit elektoral. Bashkia Tiranë jep tender, por punët i bën me mjetet e saj

Sot, zëdhënësja e fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçit, ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës në detyrë, Erion Veliaj. Sipas Bardhi, Veliaj po vjedh përmes shtrimeve të asfalteve elektorale në kryeqytet.

5 Prill 2023, 13:31 Nga k.m.

DENONCIMI- PD: Vjedhje me shtrimin e asfaltit elektoral. Bashkia Tiranë jep

TIRANË- Jemi në prag të nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, por duket se abuzimi me tenderat vazhdon. Sot, zëdhënësja e fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçit, ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës në detyrë, Erion Veliaj. Sipas Bardhi, Veliaj po vjedh përmes shtrimeve të asfalteve elektorale në kryeqytet.


Ndërsa publikoi dokumentat zyrtare, por edhe pamjet nga terreni, Bardhi deklaroi se Bashkia e Tiranës i jep tender një subjekti, por punët i bën me mjetet e saj.

"Bashkia prokuron miliona lekë, të taksave të qytetarëve, tek një operator, por punën e bëjnë mjetet dhe njerëzit e bashkisë. Edhe këto, me kosto që mbulohen po nga taksat e qytetarëve. Në rrugën Islam Alla, po bëhet një shtrim elekoral, një shtresë zifti zgjedhore, prej 60 milionë lekësh. Por, siç tregojnë dëshmitarët, siç duket nga këto pamje dhe foto që po bëjmë publike, punimet i bën bashkia, edhe pse paratë ja ka dhënë një sukjekti,"-ka deklaruar ndër të tjera ajo.

Pas 14 majit, theksoi Silvi Bardhi, praktikat korruptive do të marrin fund.

DENONCIMI- PD: Vjedhje me shtrimin e asfaltit elektoral. Bashkia Tiranë jep

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË FUSHATËS PËR BASHKINË TIRANË, SILVI BARDHI

Tani që po flasim, në Tiranë po bëhet një vjedhje. Rast i përsëritur për fat të keq. Bashkia prokuron miliona lekë, të taksave të qytetarëve, tek një operator, por punën e bëjnë mjetet dhe njerëzit e bashkisë. Edhe këto, me kosto që mbulohen po nga taksat e qytetarëve. Në rrugën Islam Alla, po bëhet një shtrim elekoral, një shtresë zifti zgjedhore, prej 60 milionë lekësh.

Por, siç tregojnë dëshmitarët, siç duket nga këto pamje dhe foto që po bëjmë publike, punimet i bën bashkia, edhe pse paratë ja ka dhënë një sukjekti. Kjo që po ndodh, është një shkelje e ligjit që bëhet në mes të ditës. Paniku elektoral që ka mbërthyer Veliajn, nuk duhet të çojë në abuzim, shpërdorim detyre e shkelje ligji. Përgjegjësit për këtë do të dalin para ligjit.

Ne jemi që rrugët në Tiranë të asfaltohen, të rregullohen, e të realizohen projekte që u shërbejnë qytetarëve.

Por ligji është interesi më i lartë publik, dhe ai nuk mund të shkelet as nga Erjon Veliaj, edhe pse ky i fundit i ka dhënë vetes shumë imunitet e beson se ka një status special, ndryshe nga qytetarët e Republikës. Ai mendon se drejtësia i bën trajtim preferencial. Por ndryshimi po vjen. Dhe drejtësinë e madhe e kanë në dorë qytetarët me 14 maj. Për të ndaluar të tilla praktika korruptive, për t’i dhënë ndëshkimin atyre që sillen sikur janë mbi ligjin.

belind kellici erion veliaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll