Politike

Arbitrazhi për Becchettin, Balluku: Shtetet kanë të drejtë të mos i marrin parasysh vendimet, do mbrojmë Shqipërinë nga kriminelët

Ministrja Belinda Balluku u shpreh se vendi ynë nuk do mbahet peng. 

5 Prill 2023, 13:20 Nga A.B
Arbitrazhi për Becchettin, Balluku: Shtetet kanë të drejtë
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku u pyet ditën e sotme për vendimin e Arbitrazhit për çështjen 'Becchettin'. Ajo u shpreh se ky vendim nuk do ndikojë aspak për rritjen e pensioneve duke shtuar se një shtet ka të drejtë që edhe mos ta marrë parasysh vendimin e gjykatës. Po ashtu, ajo shtoi se vendi ynë nuk do mbahet peng. 

"Në rritjen e pagave dhe pensioneve nuk e ndikon asgjë. Më vjen keq që ndjej nota kënaqësie në vendimin e Arbitrazhit. Nuk jemi ajo forcë që dalim themi e del një vendim gjyqi që na e ndryshon. Shtetet kanë të drejtë të mos marrin parasysh vendimet e Eksidit. Nuk ka shans që Shqipëria të merret peng nga një kriminel i këtij niveli"

Shqipëria duhet t’i paguajë 110 milionë euro Françesko Becchetti. Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për rihapjen e çështjes me biznesmenin italian. 

Gjykata ka refuzuar të rishikojë dëmshpërblimin prej 110 milionë eurosh që Shqipëria duhet të paguaj ndaj pronarit të Agon Channel, televizionit që u mbyll nga arroganca e pushtetit të Edi Ramës, pavarësisht dënimit që drejtësia shqiptare vendosi ndaj biznesmenit italian./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll