Politike

Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi regjistron kandidatët për Bashkinë e Tiranës, emri i 6-të që iu bashkua garës për kryeqytetin

Për drejtimin e kryeqytetit, së fundmi është bashkuar dhe Marko Dajti nga “Frontin e Majtë”.

5 Prill 2023, 13:07 Nga A.B
Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi regjistron kandidatët për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar sot kandidaturat për që do të garojnë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Përveç kandidaturave të diskutuara prej javësh, në këtë betejë elektorale për drejtimin e kryeqytetit është bashkuar dhe Marko Dajti nga “Frontin e Majtë”, duke e çuar në 6 listën e emrave nga ku qytetarët do të zgjedhin të preferuarin e tyre.

EMRAT QË DO GAROJNË PËR TIRANËN

-Kandidati i PS, Erion Veliaj.

-Kandidati i koalicionit Meta-Berisha Belind Këlliçi.

-Kandidati i PD, Roland Bejko.

-Kandidati i ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qorri.

-Kandidatja e PDIU-së, Lejla Përnaska.

-Kandidati i Fronti i Majtë, Marko Dajti.

zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll