Aktualitet

I mori varësen dhe orën e dorës pronarit të një biznesi, gjykata e lë në burg, 35-vjeçari: Isha në makinë

35-vjeçari ka deklaruar se ka qëndruar vetëm në makinë. Sipas prokurorisë autorët u zbuluan nga një kamera sigurie që fiksoi makinën.

5 Prill 2023, 13:03 Nga A.B
I mori varësen dhe orën e dorës pronarit të një
Gjykata

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Sajmir Karoshi, i cili akuzohet për një grabitje në Kamëz. Ai u arrestua nga policia 2 ditë më parë pasi dyshohet se bashku me një person tjetër hynë në një pikë servisi automjetesh dhe i morën nën kërcënimin e armës orën e dorës dhe disa bizhuteri një personi.

Në kërkim është shpallur Qatip Hoxha, nipi i Ruzhdi Hoxhës, i vrarë dhe i groposur në Malin me Gropa në vitin 2021. Vetë 35-vjeçari ka deklaruar se ka qëndruar vetëm në makinë. Sipas prokurorisë autorët u zbuluan nga një kamera sigurie që fiksoi makinën.

Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular./Dosja.al

saimir karoshi

Sondazh

Poll