Aktualitet

Ngjarja e 5 ditëve më parë në ish-Bllok! Dalin fotot, ky është viktima dhe autori

25-vjeçari i shpallur tashmë në kërkim, Henri Gjapi është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja ndërsa për t’i ndarë ka ndërhyrë Artur Gjolena.

5 Prill 2023, 12:29 Nga A.B
Ngjarja e 5 ditëve më parë në ish-Bllok! Dalin fotot, ky
Gentian Talja dhe Henri Gjapi

TIRANË- Personat në foto janë viktima dhe autori i ngjarjes së 5 ditëve më parë në rrugën “Vaso Pasha” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vdekur 46-vjeçari.

Mësohet se 25-vjeçari i shpallur tashmë në kërkim, Henri Gjapi është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja ndërsa për t’i ndarë ka ndërhyrë Artur Gjolena. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 31 mars, ndërsa mësohet se të dy, Talja dhe Gjapi kanë qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja e 5 ditëve më parë në ish-Bllok! Dalin fotot, ky
Gentian Talja

Talja e Gjapi nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe janë takuar krejt rastësisht në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kamerat e sigurisë në zonë vërtetohet se Talja dhe Gjapi janë konfliktuar me duar. Aty pranë ka kaluar rastësisht edhe 41 vjeçari Gjolena që i ka ndarë.

Ngjarja e 5 ditëve më parë në ish-Bllok! Dalin fotot, ky
Henri Gjapi

Pak minuta më vonë 46-vjeçari Gentjan Talja është ndjerë keq dhe është rrëzuar në tokë duke dëmtuar kokën në trotuar. Ai është dërguar në spital dhe gjendja e tij ka qenë stabël, por pas 10 orësh ka pasur komplikacione dhe ka kaluar në gjendje kome, ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital./Dosja.al

gentian talja genri gjapi

Sondazh

Poll