Aktualitet

Po vinte nga Kolumbia në Shqipëri, 26-vjeçarja arrestohet me kanabis në Rinas

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, asaj iu gjet në çantën e dorës, një sasi kanabis.

5 Prill 2023, 12:07 Nga k.m.
Po vinte nga Kolumbia në Shqipëri, 26-vjeçarja arrestohet me
Foto ilustruese

TIRANË- Një vajzë e re nga Kolumbia, e cila po hynte në Shqipëri përmes Rinasit, është vënë në prangat e policisë. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, asaj iu gjet në çantën e dorës, një sasi kanabis. Por nuk nuk dihet sasia. Në pranga raportohet se ka përfunduar 26-vjeçarja me inicialet C. J., banuese në Kolumbi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

kolumbia

Sondazh

Poll