Aktualitet

Arrestohet në Krujë 31-vjeçari i dënuar me 8 vite burg, pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI+VIDEO)

Gjykata e Apelit Trieste, e ka dënuar këtë person me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja në rrethana rënduese", nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë.

5 Prill 2023, 11:52 Nga A.B
Arrestohet në Krujë 31-vjeçari i dënuar me 8 vite burg,
Policia

KRUJË- Arrestohet Nikoll Dobruzi në Krujë. 31-vjeçari i dënuar me mbi 8 vjet burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, në Itali, është arrestuar në Krujë.

Gjykata e Apelit Trieste, e ka dënuar këtë person me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja në rrethana rënduese", nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë. Tashmë ka nisur puna për ekstradimin e 31-vjeçarit, drejt Italisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Trieste”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. Lokalizohet në Krujë dhe arrestohet përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 31-vjeçari i dënuar me mbi 8 vjet burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, në Itali. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Trieste”, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin:

-Nikoll Dobrozi, 31 vjeç, banues në Krujë. Gjykata e Apelit Trieste, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja në rrethana rënduese", nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 7 muaj e 20 ditë. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e 31-vjeçarit, drejt Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

nikoll dobrozi kruje

Sondazh

Poll