Aktualitet

DËSHMIA- Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, autori: Vetë më provokuan! Italiani nuk më pagoi

Mergjyshi pretendon se e ka ndihmuar italianin (Massimo Sorvillo) për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Ai tregoi se kishte shkuar disa herë në Itali për t’i blerë dhe sjell pajisje për punën por për këto nuk ka marrë pagesa pasi është hequr nga puna.

5 Prill 2023, 11:29 Nga A.B
DËSHMIA- Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, autori:
Elton Mergjyshi dhe dy te plagosurit

TIRANË- Një ditë më parë, autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë, Elton Mergjyshi, u vetëdorëzua në Polici. Në dëshminë e dhënë para policisë, Mergjyshi i njohur ndryshe me emrin Altin Mergjyshi (Deda) u shpreh se nuk kishte pasur qëllim sulmin me thikë duke shtuar se ishte provokuar nga tre të plagosurit. 

Mergjyshi pretendon se e ka ndihmuar italianin (Massimo Sorvillo) për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Ai tregoi se kishte shkuar disa herë në Itali për t’i blerë dhe sjell pajisje për punën por për këto nuk ka marrë pagesa pasi është hequr nga puna.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në Laprakë. Mergjyshi shkoi në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna. Përplasja nisi fillimisht në mënyrë verbale, por më pas 40-vjeçari u konfliktua fizikisht me italianin. Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre. /Dosja.al

elton mergjyshi

Sondazh

Poll