Aktualitet

Sherri i 5 ditëve më parë në ish-Bllok/ Vdes në spital 46-vjeçari, Policia shpall në kërkim autorin (EMRAT)

Gjapi u konfliktua me 46-vjeçarin Gentian Taljan, duke e goditur me mjet të fortë. Më pas, në konflikt ka ndërhyrë edhe Artur Gjolena, duke e goditur edhe ai Taljan.

5 Prill 2023, 10:56 Nga A.B
Sherri i 5 ditëve më parë në ish-Bllok/ Vdes në spital
Policia Tirane

TIRANË-Vdes në spital Gentian Talja. 46-vjeçari u plagos në një konflikt që ndodhi 5 ditë më parë në rrugën 'Vaso Pasha' në kryeqytet. Policia bën të ditur se Henri Gjapi u konfliktua me 46-vjeçarin Gentian Taljan, duke e goditur me mjet të fortë. Më pas, në konflikt ka ndërhyrë edhe Artur Gjolena, duke e goditur edhe ai Taljan.

Pas konfliktit, 46-vjeçari u shtrua në spital, por ndërroi jetë një ditë më parë. Policia ka shpallur në kërkim Gjapin ndërsa ka nisur hetimet për Gjapin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën "Vaso Pasha", shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj.

plagosje ne ish-bllok gentian talja artur gjolena henri gjapi

Sondazh

Poll