Aktualitet

Porositi sulmet me tritol ndaj pallatit të Liman Gjokës në Shëngjin, Gjykata liron Zef Kolën

Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u paraqit në Gjykatën e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

5 Prill 2023, 09:52 Nga k.m.
Porositi sulmet me tritol ndaj pallatit të Liman Gjokës në
Liman Gjoka

TIRANË- Zef Kola, 52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasese në një pallat në Shëngjin, është liruar nga qelia. Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u paraqit në Gjykatën e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Lidhur me vendimin e togave të zeza, nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Apelit me pretendimin se ka prova që implikojnë Zef Kolën, për të cilin akuzat ka porositur dy të rinj nga Fushë-Kruja që të vendosin lëndën plasese në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka. 

Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkrektisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbardhet. Lënda plasëse është vendosur me 3 javë diferencë. Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronësinë e truallit ku po ndërtohej objekti disa katesh. Si autor të vendosjes së lëndës plasëse me herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autorët; Erald Pajtani dhe Angli Stafuka, përkatësisht me 4 dhe 2 vite heqje lirie, pasi kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

zef kola liman gjoka

Sondazh

Poll