Aktualitet

Parandalohet konflikti në Vlorë/ Kërcënoi me armë fqinjin pas sherrit për pronën, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

Arben Stefa, gjatë një konflikti për motive pronësie, kanosi me armë zjarri pistoletë një 58 vjeçar.

5 Prill 2023, 09:00 Nga A.B
Parandalohet konflikti në Vlorë/ Kërcënoi me armë
momenti i arrestimit

VLORË- Arrestohet Arben Stefa. Policia bën të ditur se pasi mori informacion për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, ndërhynë në kohë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i Stefës. Ky person, gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Selevec". Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihet në pranga një 58-vjeçar që kanosi me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin e tij, pas një konflikti për motive pronësie, në fshatin Panaja.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Selevec", për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë.

Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arben stefa

Sondazh

Poll