Politike

Këlliçi tregon ç’i ka bërë përshtypje nga takimet në terren: Njerëzit s’kanë ujë, ndërkojë që e paguajnë tre herë, në fshatra është më e rëndë situata

Ai tha se në terren konstaton një realitet krejt tjetër nga ai që propagandohet nga Bashkia.

4 Prill 2023, 22:38 Nga F.M
Këlliçi tregon ç’i ka bërë përshtypje
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati zyrtar i Opozitës për zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi, ka treguar se çfarë i ka bërë përshtypje gjatë takimeve të tij me qytetarët. I ftuar në A2Cnn, ai tha se në terren konstaton një realitet krejt tjetër nga ai që propagandohet nga Bashkia. Këlliçi tha se ka shumë zona në kryeqytet që kanë vetëm 2 orë në ditë ujë, ndërkohë që pagesat vijojnë t’i bëjnë.

“Edhe pse kam qenelë në kontakt gjithnjë me qytetarët, u shpreh Kelliçi, nuk e kisha kuptuar në këto përmasa, se si ishte gjendja e furnizimit me ujë në Tiranë. Banorët e Tiranës, ndërkohë, e paguajnë 3 herë ujin. Një herë paguajnë faturën e Bashkisë për një sherbim që nuk e marrin.  Së dyti, paguajnë ujin që blejnë për të pirë dhe gatuar. Dhe e treta, është energjia që paguajnë për pompat që përdoren masivisht për të mbushur depozitat. Në fshatrat e Tiranës është edhe më e renduar gjendja. Atje banorët e marrin ujin nga puset, dhe mungon edhe ai për vaditje,”- tha Këlliçi.

belind kellici zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll