Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Autorët kanë qenë profesionistë, i kanë shpallur sfidë shtetit

Sipas Hoxhës, kjo ngjarje ka bërë që çdo gazetar të pyesë veten për zgjedhjen që ka bërë në lidhje me profesionin e zgjedhur.

4 Prill 2023, 22:13 Nga F.M
Sulmi ndaj Top Channel, Artan Hoxha: Autorët kanë qenë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sërish sulmin e kryer nga Top Channel, ngjarje ku mbeti i vrarë Pal Kola, roja i sigurisë i televizionit. I ftuari tek “Ndryshe” në Top Albania Radio, Hoxha tha se ata që e kanë bërë këtë gjë kanë qenë profesionistë dhe se i kanë shpallur sfidë shtetit. Sipas Hoxhës, kjo ngjarje ka bërë që çdo gazetar të pyesë veten për zgjedhjen që ka bërë në lidhje me profesionin e zgjedhur.

Pjesë nga intervista:

Si po përparon nga policia ngjarja fatkeqe që ndodhi ditë më parë në Top Channel?

Gjurmët në një vendngjarje vlejnë nëse personi që është marrë me ekzekutimin e asaj ngjarjeje është nëse gjurmët e tij janë në sistem në të kundërt duhet të presin derisa të gabojnë. Kjo është nga ato ngjarje që mesazhi që ajo percjell është pushteti i katërt, fakti që u godit ‘Top Channel’ është goditur një media kombëtare. Nuk besoj që mund të ketë ndonjë gazetar që nuk i ka bërë pyetjen vetes, për çfarë e bëj këtë punë. Ata që e kanë bërë këtë janë profesionistë, është një sfidë e drejtë ndaj shtetit.

Çfarë do të thotë kjo ngjarje për sigurinë e një media?

Një ngjarje e tillë ka krijuar probleme edhe për sigurinë e një programi të tillë. Nëse je në transmetim ‘live’ dhe një nga banorët e ndjeu kaq afër ngjarjen, e dëgjoi mirë dhe sigurisht që ata kërkojnë vlerësimin e sigurisë së një emisioni. Përderisa Endemol nuk bëri një reagim do të thotë se ka marrë sigurinë e duhur nga organizatorët.

Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh./Dosja.al

artan hoxha

Sondazh

Poll