Politike

SKANDALI/ Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë në hartë, Rama hesht

Por, përtej skandalit që përbën ky fakt, akoma më e rëndë është heshtja në Shqipëri.

4 Prill 2023, 21:51 Nga F.M

SKANDALI/ Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë në hartë, Rama

TIRANË- Liderët e UÇK-së po luftojnë në Hagë përballë akuzave për krime lufte, por Kosova vijon të mos shfaqet e ndarë nga Serbia, në hartat që prezantohen në Tiranë. Në ditën e dytë të Konventës Ndërkombëtare të Turizmit, ministrja Belinda Balluku zhvilloi një bashkëbisedim me disa investitorë për turizmin në Shqipëri. Por, ajo që ra në sy ishte fakti që në momentin që shfaqet një hartë e Shqipërisë, Kosova është pjesë e Serbisë.

Por, përtej skandalit që përbën ky fakt, akoma më e rëndë është heshtja në Shqipëri. Askush nga anëtarët e kabinetit, madje as vetë kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar për këtë hartë. Të gjithë kanë mbyllur ‘sytë’ para një akti të tillë që e kthen Kosovën më shumë se 20 vite pas.

Në minutën 41:00

belinda balluku edi rama harta e kosoves

Sondazh

Poll