4 Prill 2023, 19:16
Nga F.M
Sali Berisha
HAS- Kryedemokrati Sali Berisha i ka konsideruar kryeministrin Edi Rama dhe kandidatin e Partisë Socialiste në Has si dy njerëzit që kanë provuar hekurat më shumë se askush tjetër në politikën shqiptare. I ndodhur në Has, teksa prezantoi kandidatin e tij, Berisha e 'këshilloi' emrin e dalë nga selia rozë, Halit Mula, se si t'i përgjigje kreut të qeverisë kur t'i zbulohen dënimet. Kreu i PD-së tha se ata janë si vëllezr siamezë dhe mund ta thërrasin njëri-tjetrin me emrat e ndryshëm që kanë.
Fjala e Berishës:
Së fundi miqtë e mi, tani kemi edhe një problem të dytë. Para jush, para të gjithë qytetarëve të Hasit, demokratë, socialistë, paparti, janë dy kandidatura, është Miftar Dauti ky që njihni ju, është ai tjetri. Çfarë është ai tjetri ua them unë, më falni. Ai tjetri është Halit Mula me emrin e ri, Beqir Mula me emrin e nënës dhe babës së vet. Tani do ti them dy fjalë atij, të më falni do të ja them dy fjalë. Halit dhe Beqir, mesa shof unë në politikën shqiptare ti ke vetëm një shok dhe je unik. Ti je dënuar, arrestuar, 5 herë në burg në Greqi, në Slloveni, në Vërmicë, në Durrës me radhë e me radhë. Por prap këshilla ime për të është kjo. Në qoftë se të thotë ndonjë fjalë Edi Rama do i thuash kaq; jemi vëllezër siamezë. Po, po. Se vërtetë unë jam i arrestuar në Greqi, vërtetë unë kam dy emra, edhe Halit edhe Beqir, por edhe ti ke dy emra, edhe Edi edhe Edvin. Prisni, vërtetë thuaj unë jam arrestuar në Greqi, por ti je arrestuar në Mynih për vjedhje në kampet e refugjatëve të ushqimeve të tyre. Po të duash i thuaj Edi, po bie edhe dëshmitarët që ta marrë vesh gjithë Shqipëria. Vërtetë unë jam arrestuar në Slloveni, por ti je arrestuar në Paris, se shisje ikona të vjedhura. Vërtetë jam arrestuar në Vërmicë, por ti je arrestuar në Milano. Pra nëse ka dy burra që i kanë provuar hekurat më shumë në politikën shqiptare, je Beqir Mula dhe Edvin Rama. Kështu që do ti thuash sapo ta takosh, dëgjo thuaj; në më njohësh për Halit, të njoh për Edi, në më njohësh për Beqir, të njoh për Edvin. Thirrja ime, për çdo hasjane dhe hasjan, asnjë votë Edit dhe Edvinit, Halitit dhe Beqirit, asnjë votë, të gjitha votat Miftar Dautit.
sali berisha halit mula edi rama
Politike
4 Prill 2023, 20:27
F.M
Klodian Tomorri
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një nga dokumentet e dalë së fundmi përmes të cilit deputetja e...
Politike
4 Prill 2023, 20:13
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Politike
4 Prill 2023, 18:38
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste p&e...
Politike
4 Prill 2023, 18:36
F.M
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është shprehur se qeveria dhe Komisioni Qendror i ...
Politike
4 Prill 2023, 18:34
F.M
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka kërkuar që qeveria të marrë përgj...
Politike
4 Prill 2023, 18:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përzë shqiptarët nga vendi. I ndodhur në H...
Politike
4 Prill 2023, 18:23
F.M
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim shprehet se përfshirja e kryedemokratit Sali Berisha n&e...
Politike
4 Prill 2023, 18:21
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rrisë pagat e mësuesve gjithashtu. Në një takim q&e...
Politike
4 Prill 2023, 18:04
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për Bashkinë e Hasit në zgjedhjet lokale të 14 maji...
Politike
4 Prill 2023, 17:56
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu rikthye akuzave për mediat gjatë një konference për shtyp të martën me drejtor...