Politike

Akuzat ndaj Kryemadhit, Tomorri publikon dokumentin dhe tregon gafën: Putini i ka nisur lekët sot, por Monikës i shkuan dje në llogari, absurde!

Datat nuk përkojnë, duke shtuar dyshime për falsifikime dokumentesh, ndaj gazetari shton se Prokuroria duhet të nisë hetimet.

4 Prill 2023, 20:27 Nga F.M
Akuzat ndaj Kryemadhit, Tomorri publikon dokumentin dhe tregon gafën:
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një nga dokumentet e dalë së fundmi përmes të cilit deputetja e Partisë së Lirisë akuzohet se ka marrë para nga Rusia. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se çfarë nuk shkon në këtë letër, janë datat. Sipas Tomorrit, data e nisjes së parave është 23 maj i vitit 2017, ndërsa data e mbërritjes së parave në llogarinë e Kryemadhit është 22 maj. Datat nuk përkojnë, duke shtuar dyshime për falsifikime dokumentesh, ndaj gazetari shton se Prokuroria duhet të nisë hetimet.

Postimi i Facebook:

Ka dhe nje perle tjeter kjo fatura e Putinit per Moniken. Me numrin 1 e qarkuar me blu data e nisjes se parave, pra 23 maj 2017. Me numrin 2, value date ose data e mberritjes se parave, 22 maj 2017. Pra Putini i ka nisur leket sot nga ishujt Cayman, por Monikes i erdhen ne llogari dje. Ne asnje fature bankare data e nisjes se parave nuk mund te jete kurre me vone se data e mberritjes se parave. Ne rastin me te mire mund te jete e njejta date, kur transferta vjen nga vende qe kane ndryshime te medha te ores. Por kurre dhe kurre data e mberritjes se parave s’mund te jete para dates se nisjes. Keto faturat kane kercitje shume te medha. Banke qe nuk ekziston, data qe nuk perkojne etj etj. Dhe nese eshte ashtu sic duket, qe keto jane fatura te falsifikuara ketu po hapet nje precedent shume i rrezikshem, ku mund te sulmohet kushdo me letra anonime te falsifikuar. Me shume gjasa ketu jemi para rastit kur shantazhohet nje deputet me materiale te falsifikuara cka perben nje veper shume te rende penale. Dhe prokuroria nuk mund te heshte me asnje sekonde per kete pune. Duhet te hapen menjehere hetimet dhe ta sqaroje jane te verteta apo te falsifikuara. Nuk ka dhe shume pune ne kete rast se ketu duket sheshit. Por pas dhenies se pergjigjes zyrtare, pastaj kush ka pergjegjesi duhet te pergjigjet para ligjit.

Së fundmi, shumë media kanë publikuar disa dokumente përmes të cilave akuzojnë kryemadhin se është financuar nga kompani ruse. Vetë Kryemadhi i ka mohuar këto akuza dhe ka paralajmëruar padi.

klodian tomorri

Sondazh

Poll