Politike

Shit-blerja e votave, Kim: Qeveria dhe KQZ të marrin masa, zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare

Sipas, Kim, masat duhen marrë nga të gjithë aktorët përgjegjës. 

4 Prill 2023, 18:36 Nga F.M
Shit-blerja e votave, Kim: Qeveria dhe KQZ të marrin masa, zgjedhjet
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim është shprehur se qeveria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të marrin masa për shitblerjen e votave. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ajo citoi raportin e ODIHR dhe tha se një gjë e tillë ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, por nuk mund të ndodhë më. Sipas, Kim, masat duhen marrë nga të gjithë aktorët përgjegjës. 

Pjesë nga intervista: 

VOA: Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Ambasadorja Kim: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

VOA: Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë, dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat, dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigja që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Ambasadorja Kim: Qëndrimi i SHBA për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votës. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

yuri kim sali berisha

Sondazh

Poll