Politike

Raporti i ODIHR/ Kim: Abuzimi me fondet shtetërore është përgjegjësi e qeverisë, SHBA pret zgjedhje të lira e të ndershme

Kim tha se është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë që të marrin masa që të mos përsëriten të njëjtat shkelje të bëra nbë zgjedhjet e kaluara.

4 Prill 2023, 18:34 Nga F.M
Raporti i ODIHR/ Kim: Abuzimi me fondet shtetërore është
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka kërkuar që qeveria të marrë përgjegjësi për keqpërdorimin e fondeve shtetërore. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kim tha se është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë që të marrin masa që të mos përsëriten të njëjtat shkelje të bëra nbë zgjedhjet e kaluara.

Pjesë nga intervista: 

VOA: Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i, dhe që ricitohet në raportin e fundit të DASH, është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj, se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Ambasadorja Kim: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmonë ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

yuri kim

Sondazh

Poll