Politike

Meta nga Lezha: Kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' kanë vizion, nuk janë zgjedhur si shërbëtorë

Meta u shpreh se kandidatët e Rilindjes nuk kanë as vizion dhe nuk janë zgjedhur për të qeverisur qytetarët, por si shërbëtorë të PS-së.

4 Prill 2023, 17:21 Nga I.A
Meta nga Lezha: Kandidatët e koalicionit 'Bashkë
Ilir Meta

LEZHË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' janë zgjedhur të gjithë me vizion, për të qeverisur bashkitë. Gjatë fjalës së tij nga Lezha, bashkë me kandidatin për bashkinë, Pashk Gjoni, Meta u shpreh se kandidatët e Rilindjes nuk kanë as vizion dhe nuk janë zgjedhur për të qeverisur qytetarët, por si shërbëtorë të PS-së.

"Modeli i krijuar në Tiranë i qeverisjes qendrore është edhe këtu, modeli i arrogancës, diskriminimeve politike ndaj qytetarëve dhe mungesës së transparencës. Me fitoren e koalicionit edhe në këshillin e bashkisë së Lezhës do kemi mundësinë të instalojmë një model afatgjatë të përkushtimit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. Kandidatët tanë superiorë sepse kanë dalë nga një proces me në qendër vullnetin e anëtarësisë. Rilindja nuk zgjedh njerëz për vizionin, por shërbëtorë që më pas t’i përdorin për të firmosur, si në rastin e inceneratorëve. Modeli ynë është i uljes së taksave, jo i rritjes së tyre në mënyrë arbitrare. Jam i bindur se pas 14 majit do i bëjmë të qartë çdo qytetari të Lezhës resurset e këtij qyteti dhe do marrim mendimin e tyre për veprat në këtë qytet. Simpatizantët e PL jam i bindur se do të votojnë në mënyrë bindësi kandidatin e “Bashkë Fitojmë”. Koalicioni ynë është një koalicion afatgjatë, jo vetëm për zgjedhjet e 14 majit, dy shtyllat janë çrrënjosja e monizmit dhe referendumi”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll