Aktualitet

Ura e vjetër e Mifolit në “mëshirë të fatit”, banorët apel shtetit për t'a mirëmbajtur: Shteti duhet t'a riparojë që të mbetet

Ish-Ura e Mifolit që lidh Fierin me Vlorën, është tërësisht e amortizuar në të gjithë gjatësinë e saj ku vërehen lehtë çarje dhe anësore të dëmtuara dhe të munguara.

4 Prill 2023, 16:22 Nga a.d
Ura e vjetër e Mifolit në “mëshirë të
Ura e vjetër e Mifolit

VLORË- Edhe pse mendojnë se është nje urë e rrezikshme, kalimtarët apo drejtuesit e automjeteve qarkullojnë ende në Urën e Mifolit në përditshmëri, e ndërkohë kjo “Urë e Vjetër” është vendi i preferuar i peshkatarëve. Banorët janë shprehur njëzëri për "FaxNews", që kjo urë ka nevojë për mirëmbajtje dhe apelojnë që shteti të vërë dorë.

“Shteti është mirë që t'a mirëmbajë, t'a riparojë që të mbetet. Mbeti pas dore gjatë kohës, është gjynah se është një urë e vjetër dhe të rinjtë duhet t'a dinë se ku kanë jetuar këta njerëz. Nuk ka dëmtime nga dora e njerëzve. Gjithë bota këto ura i ka zili”– kanë thënë banorët për FaxNews.

Disa prej banorëve pohojnë gjithashtu se mungesa e barrierave mbrojtëse përbën një rrezik për sigurinë, madje nuk kanë munguar dhe rastet kur persona me probleme mendore kanë tentuar t’i japin fund jetës duke zgjedhur të hidhen nga kjo urë në ujërat e lumit Vjosë.

"Ura të tilla janë pasuri kombëtare", kanë thënë banorët, "nuk mund të rindërtohen më në të tilla standarte strukturore, ndaj mirëmbajtja e tyre është domosdoshmeri.

Banorët që qarkullojnë në këtë urë kujtojnë me nostalgji kohën e sistemit të mëparshëm kur shteti tregonte vëmendje maksimale në mirëmbajtjen e objekteve të  tilla, teksa shprehin keqardhjen që pas viteve '90, kjo urë u la tërësisht në harresë.

ura e mifolit vlora

Sondazh

Poll