Politike

UÇK-ja në Hagë/ Rama: Çorbë kaq e shpifur, ata që udhëhoqën luftën çlirimtare akuzohen si kriminelë

Megjithatë, në fund Rama shton se ata nuk do të munden nga padrejtësitë. 

4 Prill 2023, 16:21 Nga F.M
UÇK-ja në Hagë/ Rama: Çorbë kaq e shpifur, ata
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka dalë sërish në mbrojtje liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me akuza për krime lufte në Hagë. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ata njerëzit që çliruan Kosovën dhe nuk mund të akuzohen si kriminelë. Procesin e gjyqit, kryeministri e konsideron çorbë të prishur e të shpifur. Megjithatë, në fund Rama shton se ata nuk do të munden nga padrejtësitë. 

Postimi i Ramës:

SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA.

Sot po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës. Ndërsa në seancën e djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe 3 ish-krerët e UÇK-së Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi deklaruan para trupës gjykuese se janë të pafajshëm.

edi rama kosova ne hage

Sondazh

Poll