Aktualitet

E TRISHTË! Ky është 50-vjeçari që vdiq dje në Lezhë, e motra u rrëzua në Kishën e Laçit dhe ndërroi jetë

50-vjeçari Gjinaj ra nga një lartësi prej 3 metrash ndërsa ishte duke punuar në sistemimin e miellit dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë.

4 Prill 2023, 16:17 Nga k.m.
E TRISHTË! Ky është 50-vjeçari që vdiq dje në
Ndue Gjinaj

LEZHË- Policia e Lezhës njoftoi vdekjen e 50-vjeçarit Ndue Gjinaj si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një fabrikë mielli në pronësi të tij në afërsi të fshatit Rrilë. 50-vjeçari Gjinaj ra nga një lartësi prej 3 metrash ndërsa ishte duke punuar në sistemimin e miellit dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares, Gjele Biba, e cila pak javë më parë që humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e shna ndout në Laç. Besimtarja po kryente ritualin fetar, duke ndezur qirinj dhe u rrëzua e për pasojë gjeti vdekjen ne spital për shkak të plagëve të marra.

 

ndue gjinaj lezhe

Sondazh

Poll