Flet babai i ‘Rrumit të Shijakut’: Djali im s’ka asnjë njohje me Aldi Mustafën, s’janë takuar kurrë
Xhemal Muharremi thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë.
TIRANË- Babai i Aleksandër Lahos, i njohur si "Rrumi i Shijakut", Xhemal Muharremi ka mohuar se i biri ka njohje me Aldi Mustafën, të cilit iu vendos tritol në makinë. Në një intervistë të dhënë për "Report Tv", Xhemal Muharremi mohon që "Rrumi" të ketë njohje me Aldi Mustafën. Ai thotë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin dhe se nuk janë takuar asnjëherë. Madje shton se nuk ka pasur asnjë polic apo hetues që të shkojë të kërkojë kontakt me ta lidhur me atentatin që ndodhi dje në Shkozet, prej të cilit 37-vjeçari shpëtoi pa lëndime.
PJESË NGA INTERVISTA:
Aldo Mustafa: Cila është e vërteta e lidhjes së emrit të Rrumit me Aldi Mustafën?
Xhemal Muharremi: Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. Prej disa kohësh në media qarkullojnë lajme të rreme se Aleksandër Laho (Rrumi) dhe Aldi Mustafa njihen dhe se kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin, gjë që ne nuk mund t’ua pranojmë pasi nuk është e vërtetë.
Aldo Mustafa: A kanë shkëmbyer biseda, a janë takuar ndonjëherë nën dijeninë tuaj? Cila është origjina e lidhjes së emrit të dy personave në fjalë?
Xhemal Muharremi: Asnjë telefonatë nuk është shkëmbyer mes tyre dhe aq më pak të jenë takuar fizikisht. Familjari ynë nuk ka asnjë lidhje me Aldi Mustafën. E vetmja mënyrë nëpërmjet të cilës ne kemi parë lidhjen e këtyre dy emrave, ka qenë në media, asnjë polic, hetues, prokuror apo gjykatës nuk na ka kontaktuar të na marrë në pyetje ne apo familjarin tonë nëse Aleksandër Laho dhe Aldi Mustafa njihen me njëri-tjetrin.
Aldo Mustafa: Pra ju thoni se mes tyre nuk ka njohje?
Xhemal Muharremi: Duam ta mohojmë këtë lajm pasi është krejtësisht i rremë. Ju lutemi shumë që të mos përgojohemi nëpër media për lidhje dhe ngjarje të paqena. Deklarime të tilla nuk duam që të bëhen pa asnjë provë të saktë, pasi na dëmtojnë dhe duam të jemi realist me atë çfarë ndodh.
Dje, shënjestra e atentatit në fjalë ishte ishte Aldi Mustafa. 37-vjeçarit iu vendos lënda plasëse në makinën tip 'Volksëagen', te goma rezervë, por për fat të mirë mundi të shpëtonte pa lëndime. Mustafa njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u përfshi në një plagosje në vitin 2001, ndërsa para një viti u arrestua nga Policia pasi iu gjetën 3 armë zjarri. Lirimi i tij në kushtet kur gjykata do të duhet ta gjykonte është një tjetër episod i pazbardhur. Sakaq, për shpërthimin mendohet se ka qenë një paralajmërim ndaj tij, pasi njihet si miku i "Rrumit të Shijakut"./Dosja.al
Sondazh
Grabiti sende me vlerë brenda banesës, arrestohet 32-vjeçari në Dibër (EMRI)
Policia DIBËR- Xhevahir Bitri është arrestuar nga Policia pasi akuzohet si personi që grabiti një banesë. Policia bën t&...
Laboratori i heroinës në Has, Apeli i GJKKO i shton dënimin grupit, rikthen për gjykim Astrit Avdylin
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi më shumë ...
VIDEO- Burgu i Idrizovës në Shkup, shqiptarët denoncojnë kushtet e vështira: S`kemi ushqim dhe ilaçe
Pamje nga burgu Shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Idrizovë të Shk...
Deklasifikimi i dosjeve gjatë regjimit komunist, Autoriteti për Informim: Procesi do kryhet brenda vitit
Dosje TIRANË- Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ka bërë me dije se janë marrë hapa...
"Ura e Zogut"/ Raporti teknik i “Europa Nostra”: Monumenti në gjendje të rëndë, të rehabilitohet urgjentisht
Ura e Zogut TIRANË- Europa Nostra ka lëshuar një raport teknik mbi nevojën urgjente të rehabilitimit të Urës së Zog...
Inceneratori i Tiranës/ Veliaj kallëzon Kokën dhe "Syri" për intervistën me biznesmenin italian, Koplikaj: I hapën letrat si mashtrues
Taulant Koplikaj TIRANË- Kryeredaktori i emisionit "Piranjat", Taulant Koplikaj ka komentuar kallëzimin penal të bërë nga kr...
Ndërron jetë 38-vjeçari në qelinë e burgut '302' në Tiranë, familjarët njoftohen pas dy ditësh (EMRI)
Renald Tahiri TIRANË- Vdes brenda ambienteve të burgut 302 në "Mine Peza", 38-vjeçari Renald Tahiri. Ky person u vu në pranga di...
Drogë me vlerë 20 mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali
Droga e kapur LUCCA- Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi u kap mat duke shp&eu...
Nuk sollën 2 dëshmitarë për vrasjet e Ramazanit e Runajt, GJKKO i drejtohet SPAK-ut dhe BKH-së: Pse nuk erdhën?
Emiljano Ramazani dhe Rigers Runaj TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar ...
Aksident në Tiranë, personazhi i njohur në 'Tik Tok' përplaset nga kamioni, "shef Olsi" ndërron jetë në spital (VIDEO)
Aksidenti TIRANË- Oligert Dika, personazhi i njohur nga shqiptarët si 'Olsi', videot e të cilit janë bërë virale në 'Tik...
