Politike

Bejko nis ditën me dy deputete të PD: Kur je i qartë në rrugën tënde, ke bërë gjysmën e punës

Roland Bejko thekson se ai ka zhvilluar një takim konsultiv për fushatën e Tiranës me dy deputetë të PD-së Arbi Agalliun dhe deputetin Lefter Gështenja.

4 Prill 2023, 13:36 Nga k.m.
Bejko nis ditën me dy deputete të PD: Kur je i qartë në
Roland Bejko dhe Arbi Agalliu

TIRANË- Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Tiranën për zgjedhjet vendore të 14 majit, Roland Bejko e ka nisur ditën me dy deputetë të Partisë Demokratike. Në rrjetet e tij sociale, Bejko thekson se ai ka zhvilluar një takim konsultiv për fushatën e Tiranës me dy deputetë të PD-së Arbi Agalliun dhe deputetin Lefter Gështenja.

"Mëngjesi sot nisi këndshëm me një takim konsultativ për fushatën e Tiranës me dy deputetë të PD, prof. Arbi Agalliu dhe deputetin, ing. Lefter Gështenja. Kur je i qartë në rrugën tënde, ke bërë gjysmën e punës,"- shkruan Bejko.

POSTIMI I PLOTË:

roland bejko arbi agalliu lefter geshtenja

Sondazh

Poll