Aktualitet

Ndërron jetë 38-vjeçari në qelinë e burgut '302' në Tiranë, familjarët njoftohen pas dy ditësh (EMRI)

Renald Tahiri ka ndërruar jetë ditën e shtunë, por familjarët thonë se ka ndodhur brenda qelisë.

4 Prill 2023, 13:01 Nga A.B
Ndërron jetë 38-vjeçari në qelinë e burgut
Renald Tahiri

TIRANË- Vdes brenda ambienteve të burgut 302 në "Mine Peza", 38-vjeçari Renald Tahiri. Ky person u vu në pranga ditën e premte për vjedhje, e që nga ajo ditë nuk u takua me familjarët, me pretendimin se nuk lejohen vizitat. 

Rrethanat e ngjarjes së rëndë, e cila nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet mbeten të paqarta. Raportohet se ai ka ndërruar jetë ditën e shtunë, por familjarët thonë se ka ndodhur brenda qelisë. Autoritetet pretendojnë se janë ndjekur të gjitha procedurat standarte përfshirë edhe ofrimin e ndihmës shëndetësore.

Familjarët pretendojnë se janë njoftuar vetëm të hënën (dy ditë pas ngjarjes), për vdekjen e tij, ndërsa hapën dyert e mortit. Trupi u përcoll për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30./Dosja.al

renald tahiri vdes i burgosuri ne tirane

Sondazh

Poll