Aktualitet

Dy të miturit marrin makinën dhe bëjnë xhiro nëpër Tiranë, rrahin bashkëmoshatarin e tyre. Policia i shpall në kërkim

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, teksa dyshohet se në këtë konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë, emri i të cilëve nuk është mësuar ende.

4 Prill 2023, 11:40 Nga k.m.
Dy të miturit marrin makinën dhe bëjnë xhiro nëpër
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku dy 17-vjeçarë janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi kanë marrë peng një të mitur tjetër. Konflikti mes tyre ka nisur në një makinë, edhe pse për shkak të moshës asnjë prej tyre nuk ka leje drejtimi, e më pas ka vazhduar në një lokal. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, teksa dyshohet se në këtë konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë, emri i të cilëve nuk është mësuar ende.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim dy shtetas 17 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, janë konfliktuar me një shtetas të mitur, në automjetin e tyre dhe më pas në një lokal. Punohet për kapjen e dy të miturve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale,"-bën me dije Policia e Shtetit.

policia e shtetit

Sondazh

Poll