Politike

Podkastet e Ramës dhe Berishës, Majko ngre shqetësimin në Komision: Do ndërhyjë AMA?

Deputeti kërkon të dijë se nëse këto dy podkaste do monitorohen nga AMA.

4 Prill 2023, 11:15 Nga A.B
Podkastet e Ramës dhe Berishës, Majko ngre shqetësimin në
Pandeli Majko

TIRANË- Në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, u përmend podkasti i kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ishte pyetja e bërë nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko i cili kërkoi nga autoriteti i AMA-së, informacion se nëse këto podkaste do rregullohen me ligjin e ri të medias audiovizive. 

Përfaqësuesja e AMA-s u shpreh se podkastet që do bëhen publike nga Berisha dhe Rama po shpërndahen në platforma ku lejohet publikimi i videove, duke mos dhënë një përgjigje direkte për atë ç'ka pyeti Majko.

Biseda: 

Majko: Unë e kam pyetjen për përfaqësuesit e AMA-s se jam i qartë me atë që thanë përfaqësuesit e Qeverisë. Unë kam 1 pyetje që mund të tingëllojë çik si me ironi, ndryshimet që vijnë sot janë me mediat audiovizive, pyetja ime është këto podkaste që dëgjojmë, Rama do krijojë një podkast të vetin, e kam seriozisht, edhe Berisha do e krijojë. Këto janë të rregulluara nga ky ligj? Janë nën rregulloren e këtij legjislacioni?

Kam përshtypjen se influenca e rrjeteve sociale po krijon disa zona të lira të ashtëquajtura ekonomike, që mund të flitet si të duam, e ne po flasim që të rregullojmë ndërkohë që ofruesit e shërbimeve janë ridimensionuar. Ka fuqi AMA të ndërhyjë? Apo duhet një rregullim tjetër? Mora dy shembuj, dy politikanë që po krijojnë një marrëdhënie të re mediatike, nuk ka asgjë të keqe, pyetja ime është a është e rregulluar kjo? 

Përfaqësuesja: Bëhet fjalë për platforma e jo për individë. Janë platforma të shpërndarjes së videove.

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do shfaqen për publikun edhe në podkaste. Deri më tani Berisha ka bërë publike episodin e parë të titulluar 'Jeta përtej politikës'. Ndërsa Rama ende nuk ka nisur me programin e tij. /Dosja.al

pandeli majko sali berisha edi rama komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll