Politike

Rama: Ambicia ime është të mos iki nga detyra pa rritur pensionet

4 Prill 2023, 11:08 Nga DOSJA

Rama: Ambicia ime është të mos iki nga  detyra pa rritur

Si do i përgjigjet politika e rritjes së pagave, asaj të pensioneve?

Rama: Përgjigjen për pensionet duhet që ta këkrojë çdo individ. Kjo është pyetja e parë për pensionistët. Duhet ti kërkuar punëdhënësit sigurime shoqërore. Pensionet nuk janë të lidhura me taksat por me kontributet. Sa më shumë të kontribuojmë aq më shumë do të kemi. Rritja e pensioni është objektivi pas pagave. Ambicia ime është të mos iki nga ky post pa i rritur në mënyrë të ndjeshme. Nuk është çështje dëshire, i ndjek komentet dhe analizat dhe duket se kemi thes të fshehur nga ku nxjerrim paga dhe pensione, e njerëzit e komentojnë si një gjë normale dhe fillojnë sharjet. Nuk ekziston kjo. Nuk ka kryeministëe, edhe më i keqi, që mos të dojë që të mos i rrisë pagat. Bie i gjithë shteti siç ra kur i ngritën piramidat finaciare. Kjo rritje i tejkalon të tëra, të arrijmë ne në pasgën mesatare 900 euro, është realisht puna e 10 viteve. Që të rriten pensionet duhet të punojmë për kontribute. E dini që Shqipëria ka të rriten kontributen. Kemi nivelin më të ulët edhe pse i kemi më të ulta detyrimet shoqërore.

 

 

Sondazh

Poll