Politike

"Vatër korrupsioni", Rama kapet prapë me mediat në krah të përfaqësuesit të BB: Segmente kriminale, gjoba e shantazhe bizneseve

Rama tha se në media ka segmente të forta kriminale ndërsa tha se arrestimet janë shenjë se Reforma në Drejtësi po funksionon. 

4 Prill 2023, 10:43 Nga f.g
"Vatër korrupsioni", Rama kapet prapë me mediat në krah
Emanuel Salinas dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama është kapur sërish me mediat dhe gazetarët. Në një konferencë krah përfaqësuesit të Bankës Botërore, Emanuel Salinas, Rama iu kthye një prej gazetarëve në lidhje me pyetjen për raportin e Transparency International për korrupsionin në Shqipëri dhe arrestimet e bujshme nga ish-qeveritarët. Rama tha se në media ka segmente të forta kriminale ndërsa tha se arrestimet janë shenjë se Reforma në Drejtësi po funksionon. 

Edi Rama: Pyetja ishte mbresëlënëse, TI nuk flet për qeverisje të korruptuar, sepse detyra numër 1 e atij që ka një penë është të mos shtrembërojë të vërtetën. TI flet për korrupsionin që nuk është një fenomen pjesor, por merret me të gjithë sektorët e jetës, të gjitha pushtetet, pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe median që është një vatër korrupsioni që duhet të pastrohet jo nga qeveria por nga autorregullimi. Media është modeli i korrupsionit kriminal që bazohet te shantazhimi, gjobëvënia e bizneseve, gjobëvënia për përfitime të padeklaruara sepse janë kriminale. Siç nuk janë të gjitha mediat të korruptuara, ka segmente të korruptuara dhe kriminale, pastrim parash dhe evazion fiskal me përmasa të mëdha. Folëm me shfrytëzim të punës por shfrytëzimi i gazetarëve në Shqipëri është pjesë e kësaj. Këtë mos ia thoni njeriut, në fund të ditës mos harroni që jemi të gjithë shqiptarë, dhe këto pyetje që ua bëni të huajve se është vendi ynë. ça do të thotë kjo, një ministër në burg, dy në burg?  ça do të thotë? Unë këtë kam pritur dhe kërkuar nga Reforma në Drejtësi, që t luftohet korrupsioni nga drejtësia pa hyrë kurrë në mes pushteti politik dhe ekzekutiv. Më tregoni një rast në historinë e Shqipërisë që ka shkuar në burg, kur ka qenë ministër i pushtetit në fjalë. Ma tregoni, kur?/Dosja.al

edi rama gjobevenia ne media

Sondazh

Poll