'Makinën e kisha para shtëpisë'/Shpërthimi me tritol në Shkozet, zbardhet dëshmia e mikut të Rrumit, merren në pyetje edhe 8 dëshmitarë
Lirimi i tij në kushtet kur gjykata do të duhet ta gjykonte është një tjetër episod i pazbardhur.
TIRANE- Aldi Mustafa, 37 vjeç, mohon të ketë konflikte që mund të devijonin deri në vënien e një sasie tritoli në makinën e tij. Fill pas atentatit të dështuar në Shkozet, janë shoqëruar 8 persona në Policinë e Durrësit. Ata janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë detaje për atë që kanë parë, ndërsa vetë shënjestra, Aldi Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë emër se kush mund t'ja ketë vendosur sasinë e lëndës plasëse.
“Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e si kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin.”, mësohet të jetë shprehur ai para oficerëve, bëjnë me dije burime për Dosja.al.
Ndërsa në dëshminë e dytë ka treguar emrat e personave tek të cilët dyshon. Disa nga këta persona janë shoqëruar në polici, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë, pasi ende nuk janë gjetur prova, që të mund të vërtetojnë lidhjen e tyre me vendosjen e lëndës eksplozive.
Mustafa njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u përfshi në një plagosje në vitin 2001, ndërsa para një viti u arrestua nga Policia pasi iu gjetën 3 armë zjarri. Lirimi i tij në kushtet kur gjykata do të duhet ta gjykonte është një tjetër episod i pazbardhur. Sakaq, për shpërthimin mendohet se ka qenë një paralajmërim ndaj tij. /Dosja.al
Sondazh
"E hoqën nga puna"/ Plagosi me thikë ish-pronarin italian, gruan dhe vjehrrin e tij në Laprakë, dorëzohet në polici 40-vjeçari
Altin Mergjushi TIRANË- Vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së trefishtë një ditë më parë n&e...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dështon seanca në Gjykatën e Elbasanit, nuk paraqiten 5 dëshmitarët dhe avokatja e familjes
Arbër Paplekaj dhe Pjerin Xhuvani ELBASAN- Dështon sërish seanca në gjykatën e Elbasanit për çështjen &ldqu...
Truall, vilë dhe 3 apartamente! Apeli i GJKKO i konfiskon pasuritë subjektit të OFL-së, Çlirim Markut dhe familjarëve të tij
GJKKO TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive të Çlirim Markut dhe të familjarëve të ti...
KQZ miraton listat për anëtarë të këshillave bashkiakë për 12 subjekte zgjedhore
Ilirjan Celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi një ditë më parë në seancë publike kërke...
Me pistoletë dhe dy armë gjahu në banesë, arrestohet 52-vjeçari nga Mati, Policia mori informacione
Armët e gjetura MAT- Një 52-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Matit, pasi në banesën e tij jan&e...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve,4 Prill 2023
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në vendin tonë. Dosja.al ka në faqe të parë gjy...
Atentati me tritol në Shkozet, Artan Hoxha: E di çfarë do thonë ata që merren me “fushatën fituese”...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar shpërthimin e tritolit në Shkozet të Durrësit, që i ishte ...
Një ditë pasi u dekretua! Drejtuesja e re e SHISH prezantohet me stafin, Rama: Urime!
Rama, ministrat dhe Vlora Hyseni TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto krah drejtueses së re të SHISH, Vlora Hysenit...
Moti i keq në Korçë/ Borë dhe reshje shiu, si është gjendja në akset rrugore
Foto ilustruse KORÇË- Mëngjesin e sotëm banorët e Korçës janë zgjuar me reshje bore dhe shiu. Reshjet...
Artan Fuga: Përse e lëshuan nervat Skënder Gjinushin?
Artan Fuga TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për deklaratat e thëna një ditë më nga kryetari i Akademisë së S...

