Politike

A e mbështet Banka Botërore amnistinë fiskale? Emanuel Salinas: Të shihet tabloja e gjerë, mendoj se është bërë punë e mirë

Emanuel Salis tha se po punojnë ngushtë me ministrinë e Financave për amnistinë fiskale, e shtoi se të tjerët që kanë dalë kundër, duhet të shohin çështjen në një tablo më të madhe.

4 Prill 2023, 10:37 Nga k.m.
A e mbështet Banka Botërore amnistinë fiskale? Emanuel Salinas:
Emanuel Salis

TIRANË- Emanuel Salis, përfaqësues i Bankës Botërore në Tiranë gjatë një konference më kryeministrin Edi Rama, duket se nuk është kundër amnistisë fiskale në Tiranë. Pas një pyetje që iu bë gjatë konferencës për shtyp, Salis tha se po punojnë ngushtë me ministrinë e Financave për amnistinë fiskale, e shtoi se të tjerët që kanë dalë kundër, duhet të shohin çështjen në një tablo më të madhe. Ai u shpreh se qeveria ka qenë produktive dhe e hapur dhe se ato kanë dhënë sugjerimet dhe këshillat e tyre.

"Po punojmë ngushtë me ministrinë e Fiannacave. Duhet ta shohim në tablo më të gjërë. Kjo ka të bëjë me qëndrueshmërin fiskale. Kur shohim trajektoren e Shqipërisë shohim që janë bërë shumë projekte për të trajtuar çështje me të cilat vendi përballet shpesh. MF kërkon që të shohim tablonë më të gjerë. Ky është një element, pjesa e dytë e bashkëpunimit është përqëndruar tek menaxhimi i borxhit. Duhet të marrim parasysh të ardhurat dhe shpenzimet. Kur sheh numrin e goditjeve që Shqipëria ka përballuar, kuptojmë se ka dalë në një mënyrë më të mirë të mundshme se vendet e tjera në rajon. Kështu që mendoj se duhet të shohim në mënyrë konstante këtë tablo më të gjerë. Dialogu që kemi me qeverinë është shumë i hapur. Ne shprehim sugjerime dhe këshillat tona që janë në më të mirën e njohurive teknike dhe do të punojmë për të zbatuar. Për mua e rëndësishme është të shihet tabloja e gjerë. Unë mendoj se është bërë punë mjaft e mirë,"-tha Emanuel Salinas.

emanuel salis banka boterore

Sondazh

Poll